Shtohen akuzat për kriminalizimin e shtetit nga SHIK-u

Deputeti Haxhi Shala duke besuar se zyrtarët e PDK-së, Bajram Rexhepi dhe Rrustem Mustafa, mund ta kenë marrë seriozisht vlerësimin e dëmit që i ka bërë dhe po i bën SHIK-u kapjes së shtetit, do të ishte mirë që edhe ata t’i bashkëngjiten protestës së opozitës me moton për shkapjen e shtetit, ndryshe, nuk kanë arsye të flasin kot.

Se sa thellë është instaluar SHIK-u, duke u shpërndarë në gjithë zinxhirin vertikal dhe horizontal të sistemit të komandimit e kapjes së shtetit, këtë të vërtetë e tha së fundi edhe vetë nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa.

Në administratën publike dhe nëpër të gjitha ministritë janë instaluar njerëz të Shërbimit Informativ të PDK-së, të cilët nuk i kanë dhënë kurrë asnjë llogari institucioneve kosovare, por vetëm shefit të partisë,dhe ish-shefit të SHIK-ut.

Pas ish-ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi nga PDK-ja, Mustafa është zyrtari i radhës i lartë që konfirmon kapjen e shtetit me veprime kriminale me deklaratat e tij. /Kosova Sot/

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit