14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Meucci: Korrupsioni epidemi në Kosovë-EULEX-i, mjeku!

Shefi i EULEXit, Gebriele Meucci, e ka krahasuar korrupsionin në Kosovë me një “epidemi që ka përfshirë vendin, kurse EULEX-in me “mjekun që lufton epideminë”.

Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë RTS, duke provuar të shfajësojë EULEX-in për dështim në luftimin e korrupsionit në Kosovë, ka thënë se mjekët nuk janë fajtorë për përhapjen e epidemisë. Për sa i përket akuzave të bëra nga Dik Marti, shefi i EULEX-it tha se me ato nuk do të merret fare EULEX-i, por Gjykata Speciale e cila pritet të themelohet.

Fillimisht shefi i EULEX-it Gabriele Meucci ka konfirmuar gatishmërinë që të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjeve që po arrijnë Kosova dhe Serbia në dialogun e tyre në Bruksel. Në një intervistë për Televizionin publik serb RTS, tha se pikërisht seleksionimi i kandidatëve serbë nga EULEXi, që kanë konkurruar në konkursin e shpallur për gjykatës në veri është në këtë funksion.

Duke folur për raportin e hetuesit të pavarur Zhan Pol Zhak lidhur me akuzat për korrupsion brenda EULEX-it, Meucci tha se raporti tregon se akuzat janë të pa bazuara. Ai ka pranuar megjithatë se ka dobësi për sa i përket mosimlementimit të mandatit nga EEULEXi, gjë që thuhet në raport.

Sipas fjalëve të tij, duke u nisur nga fakti se korrupsioni është shumë i pranishëm në përgjithësi në Kosovë, EULEX është duke punuar në krijimin e një pakoje rregullash dhe ligjesh sipas të cilave do të duhej të luftohej korrupsioni në të ardhmen.

Meucci ka provuar të amnistojë EULEX-in kur është pyetur për dështimin në luftimin e korrupsionit, duke hedhur fajin tek institucionet e Kosovës për siç ka thënë ai, “epideminë e korrupsionit” që ka përfshirë gjithë Kosovën. “Ne po përpiqemi të bëjmë diçka, por më ngjan se nganjëherë jemi në rolin e mjekut në spital. A mund të fajësohet mjeku për epideminë e gripit?”, ka pyetur Meucci.

Për sa i përket akuzave të bëra nga Dik Marti, shefi i EULEX-it tha se me ato nuk do të merret fare EULEX-i pro Gjykata Speciale e cila pritet të themelohet./RTKlive/

Më Shumë

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Delirium

Lajmet e Fundit