Një muaj paraburgim për trafikuesin e femrave në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit për trafikim të njerëzve, Miftar Kadriaj nga Suhareka. Zëdhënësja e Gjykatës në Prizren , Afërdita Kicaj njoftoi se Kadriaj do të qëndroj në paraburgim një muaj.

“I pandehuri do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 21.04.2015 në ora 15:30 minuta, dhe do të zgjasë deri me datën 21.05.2015”, njoftoi Kicaj.

I pandehurit dyshohet se me datën 21.04.2015, në Suharekë merr pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që i pandehuri në intervale të ndryshme kohore në vazhdimësi rekruton dhe bënë transferimin e të dëmtuarave nëpër objekte hoteliere të regjionit të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit