11.2 C
Prizren
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Zafiri, Meuccit: EULEX-i është infektuar me virusin e korrupsionit në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Zafir Berisha nuk pajtohet me konstatimin e shefit të EULEX-t Gebriele Meucci, se misioni të cilën e drejton është “mjeku që lufton epideminë e korrupsionit” në Kosovë.

Ai thotë se EULEX-i gjatë ‘shërimit të korrupsionit’ është infektuar vetë nga ky virus në Kosovë.

“Ekipi i EULEX-it ka pas zbarkuar në Kosovë me gjasë të shërojë politikën në vend nga “epidemia korrupsionit”, por duket se virusi e kësaj “epidemie” ka prekur më shumë se këdo vetë “mjekët” e EULEX-it”, thotë Berisha.

Shefi i EULEXit, Gebriele Meucci, e ka krahasuar korrupsionin në Kosovë me një “epidemi që ka përfshirë vendin, kurse EULEX-in me “mjekun që lufton epideminë”.

Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë RTS, duke provuar të shfajësojë EULEX-in për dështim në luftimin e korrupsionit në Kosovë, ka thënë se mjekët nuk janë fajtorë për përhapjen e epidemisë. Për sa i përket akuzave të bëra nga Dik Marti, shefi i EULEX-it ka thënë se me ato nuk do të merret fare EULEX-i, por Gjykata Speciale e cila pritet të themelohet.

Deputeti Zafi Berisha, ndërkaq kujton se misioni i EULEX-it në Kosovë ka dështuar si misionet e ngjashme në Bosnje.

“Duke analizuar situatën të cilën po kalojmë, seç mu kujtua një kafe e rastit në qershor të ’99, me një shqiptar, i cili jetonte në Sarajevë. Nga përvoja që kishte në Bosnje e Hercegovinë, kur i shihte se si u pritën ndërkombëtarët në Kosove, pati thënë: “Me lule jeni duke i pritur, por as me gurë nuk keni për t’i larguar dot””.

“Për të ilustruar këtë situatë, populli ka nxjerrë një margaritar: “Luje mace kryet e buallit”. Ndryshe nga populli, këta thonë: “zgjate Zot”, sepse nëse do të ktheheshin në vendet e tyre, pjesa më madhe do të përfundonin duke i drejtuar shtëpitë e pleqve”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Anëtarët e shoqatës “Esnaf” kërkojnë lehtësira nga BE-ja për eksportin e produkteve të tyre

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav ka takuar anëtarët e shoqatës “Esnaf” në Prizren. Këta të fundit kanë shpalosur shqetësimet...

Tayna dhuron 25 mijë euro donacion për një laborator në Universitetin e Prishtinës

Rep-artistja e njohur kosovare, Tayna ka dhuruar donacion me vlerë 25 mijë euro, për realizimin e një laboratori në Universitetin e Prishtinës. Tayna, në fjalën...

Përkujtohet Mixha

Lajmet e Fundit