Thaçi në Turqi për 100-vjetorin e Betejës së Çanakkalasë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marrë pjesë në shënimin e 100-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë.

Zëvendëskryeministri Thaçi do të jetë në mesin e presidentëve dhe ministrave të shteteve nga e gjithë bota. Nikoqir i ceremonive do të jetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdo?an, ndërsa pjesë e tyre do të jenë edhe kryeministrat nga Australia dhe Zelanda e Re, si dhe liderë nga shumë shtete të tjera. Në qytetin-port të Çanakkalasë, zëvendëskryeministri Thaçi do të merr pjesë në ceremoninë në Monumentin e Mehmetçikut, i cili i kushtohet ushtarit turk për të cilin thuhet se kishte shpëtuar një ushtar britanik gjatë Betejës së Çanakkalasë. Më pas, ai do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë në Monumentin Helles, i cili njëherësh i kushtohet betejës së Komonuellthit përgjatë gjithë Betejës së Çanakkalasë dhe shërben si vend i përkujtimit të shumë ushtarakëve të Komonuelthit që kanë vdekur atje, por që nuk u dihen varret.

Beteja e Çanakkalasë ishte një nga betejat më të ashpra të Luftës së Parë Botërore, e cila u zhvillua në Gadishullin Gelibolu në Perandorinë Osmane në mes 25 prillit 1915 dhe 9 janarit 1916. Data e zbarkimit, 25 prilli, njihet edhe si “Dita e Anzakëve” që shënon përkujtimin më të rëndësishëm të viktimave ushtarake të Australisë dhe Zelandës së Re.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit