26.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Ish-banorja e “BB”: Në fshat më pritën sikur të isha Edi Rama

Edhe pse u duk se do të ishte një prej konkurrenteve më të spikatura, Marina ka lënë javën e shkuar shtëpinë e “Big Brother”.

Vajza nga Kavaja rrëfen se e ka fituar tashmë sfidën që kishte me veten e saj, duke thyer tabu. Ajo rrëfen me humor se në fshat e kanë pritur si Edi Ramën.

“Njerëzit kishin dalë me banderola nëpër duar, më komplimentonin, më thonin që ti je krenaria jonë. Mu duk vetja sikur kishte ardhur Edi Rama për fushatë dhe jo unë nga “Big Brother”, ka deklaruar Marina.

Nga ana tjetër 26­ vjeçarja thotë se historia e saj me Kikën ka qenë e gjitha një lojë që ky i fundit ka bërë. Mes djalit nga Kosova dhe Marinës, nuk do të ketë asgjë më shumë sesa një miqësi. Pranon të flasë edhe për ish­të fejuarin, ku tregon se arsyeja e ndarjes ishte vjehrra shkruan Express.

E tani që gjithçka ka mbaruar për të, ajo i është rikthyer jetës në fshat, duke shpresuar se pas kësaj eksperience diçka do ndryshojë.

“Të them të drejtën akoma nuk e kam kuptuar arsyen se përse dola unë. Nuk e prisja, mendoja se do të qëndroja më gjatë në shtëpi, të paktën edhe 4, 5 javë. Mendoj se më penalizoi mungesa e debateve në shtëpi. Kjo ndodhi sepse sa herë unë nisja një debat, flisnin të gjithë në kor dhe nuk pata mundësi”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Djali i dëshmorit, Florenti, përjashtohet nga konkursi – kompania kërkon diplomë të shkollës së mesme, injoron atë të fakultetit

Florent Maçkaj, djali i dëshmorit Selver Maçkaj, ka ngritur publikisht akuza për përjashtim të padrejtë nga një konkurs i brendshëm pune në Kompaninë Rajonale...

Rahovec–Xërxë: Fillon ndërtimi i ishullit ndarës dhe zgjerimi i rrugës në katër korsi

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e ishullit ndarës në rrugën Rahovec–Xërxë, në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës në katër korsi përgjatë...

Lajmet e Fundit