Tërmeti mbyt Drejtorin e Google

Dan Fredinburg, një drejtor i Google, është mbytur në Mount Everest, nga orteku i shkaktuar prej tërmetit të tmerrshëm 7.8 ballësh të Richter’it – i cili ka goditur të shtunën Nepalin dhe ka lënë të vdekur rreth 1.500 persona.

Ai kishe marrë një lëndim të rëndë në kokë, kur është zënë nga orteku, pas tërmetit, dhe nuk ka mundur t’ia dalë, ka shkruar motra e tij, Megan, në llogarinë e tij në Instagram – ku ai e dokumentonte aventurën e tij.

Fredinburg, 33 vjeç, i cili dikur ishte i lidhur me aktoren Sophia Bush, është në mesin e 18 alpinistëve që deri më tani janë raportuar të vdekur në Everst.

Dan Fredinburg ishte kreu i departamentit për sigurinë e përdoruesve të Google dhe udhëhiqte ekipin e menaxhimit të produktit Google X. Ai, po ashtu, fotografonte pikat më të larta për Google Maps. /

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit