Fatos Klosi, i lënduar nga Pandeli Majko

Fatos Klosi ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Pandeli Majko, i cili u shpreh se, fakti që Rugova ka qenë tradhtar i Kosovës është po aq i vërtetë, sa që Klosi ka luftuar me armë në dorë.

Majko tha dje se: “Lexova në media që “veterani” i Luftës së Kosovës, Fatos Klosi ka fyer jo vetëm Presidentin e nderuar Rugova. Që Ibrahim Rugova të ketë qenë “tradhtar” i Kosovës, kjo është po aq e vërtete sa Klosi të ketë luftuar me armë në dorë”, shprehet Majko.

Por deklarata e Pandeli Majkos nuk është pritur mirë nga ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi. Në një reagim për Vizion Plus, ai u shpreh se ndihet i “lënduar nga Pandeliu”, dhe i cilësoi deklaratat e tij si tallëse.

Sipas Klosit, e gjithë deklarata e Majkos është e gabuar.

“Ai e shikon statusin e veteranit me përbuzje”, u shpreh Klosi.

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit