Nata jonë dita jonë

Shkruan: Skender Berisha 

Lumi im po flet po flet
valëzisht po flet
më tund më lëviz
si një puhizë puhizë
sa afër meje flet
sa rrëmbyer më nget
deri në det ore në det
pastaj kthem vet tepërpjetë
kam kohë a s’kam
këtu ore me ty jam
deri sonte deri mbrëmë
me gjithë këtë flamë
nata jonë dita jonë
ti rrjedh unë valë mbledh
kur shfryn mllefin tënd
e më pëshpërit me mend
nesër kemi prap kuvend…
28 prill 2015,Prizren

Më Shumë

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit