Film i ri dokumentar për Curt Cobain

Një film i ri për Kurt Cobainin, i shtohet listës së gjatë të dokumentarëve për muzikën rok. Por çfarë e bën atë më të dalluar se të tjerët?

Dokumentari i ri me titull “Montage of Heck” që më 4 maj do të debutojë para publikut amerikan dhe në kinematë mbarëbotërore, në fakt nuk është dokumentar sipas kuptimit tradicional të fjalës. I mungon perspektiva kulturore, sikurse elemente që do të përshkruanin mënyrën sesi u zhvillua Cobaini si muzikant dhe se si ai u bë ikonë i një brezi të tërë. Ky film më shumë ka karakter studiues, një psikodramë, i treguar nëpërmjet arkivit të shënimeve dhe shiritave filmikë të yllit të vetëvrarë të muzikës rok.

Shtatë intervistat e filmit – që të gjitha dedikuar Cobainit –shtjellojnë vetëvrasjen e tij më 1994 dhe tentojnë ta gjejnë shkakun që çoi atë drejt vetëvrasjes.

Më Shumë

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Shkurte Fejza takon ish-presidentin Clinton: Mirënjohje nga zemra në emër të popullit të Kosovës

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka takuar në SHBA ish-presidentin Bill Clinton. Lajmin e ka bërë me dije vet këngëtarja në rrjetet sociale. Shkurte Fejza...

Lajmet e Fundit