Obama lavdëron trimërinë e forcave kurde

Presidenti amerikan, Barack Obama është takuar me liderin e rajonit autonom kurd të Irakut, në Shtëpinë e Bardhë, një aleat të rëndësishëm kundër militantëve islamik.

Obama dhe zëvendësi i tij, Joe Biden janë takuar me Massud Barzani, për të diskutuar fushatën për rimarrjen e territorit të humbur te Shteti Islamik dhe përkushtimin për të punuar së bashku me Bagdadin për të mbetur një “Irak i bashkuar, federal dhe demokratik”.

Obama gjithashtu ka lavdëruar “trimërinë e forcave kurde” të cilat kanë luajtur rol kritik në lirimin e zonave veriore të Irakut që janë okupuar nga militantët.

Ndërkohë po vazhdon trajnimi i 4 mijë deri në 6 mijë irakianëve për betejën e rimarrjes së Mosulit që militantët e Shtetit Islamik e kanë shpallur kryeqytet të “kalifatit”. /REL/

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Lajmet e Fundit