Hoxhaj e Krasniqi takohen për t’u ‘pajtuar’

Kundërthëniet mediale ndërmjet drejtuesve të Policisë dhe disa organeve të Drejtësisë në Prizren, me sa duket me rikthimin në postin e vjetër të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, së shpejti pritet të zbuten.

Një gjë e tillë pritet të ndodh pas takimit të sotëm që është mbajtur ndërmjet drejtuesve kryesor të këtyre organeve,me ç’rast është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për sundim të rendit dhe ligjit në komunat e Regjionit të Prizrenit, ka bërë të ditur për medie, zëdhënësi i policisë rajonale, kapiteni Hazir Berisha.

Zëdhënësi Berisha, duke u përgjigjur në pyetjen tonë se a do të ketë normalizim të raporteve ndërmjet këtyre institucioneve pas këtij takimi, ai nuk e mohoi faktin se ka mosmarrëveshje, por tha se bashkëpunimi do të jetë edhe më i ngushtë ndërmjet këtyre institucioneve të rëndësishme të drejtësisë dhe sigurisë. Ndryshe,

Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, që nga fundi i vitit të kaluar kishte akuzuar Prokurorinë dhe Gjykatën në Prizren, se këto organe të drejtësisë nuk po e kryejnë si duhet punën e tyre.

“Ka prokurorë dhe gjyqtarë që e bëjnë punën me seriozitet dhe në mënyrë profesionale, por ka edhe nga ata që nuk i marrin me seriozitet rastet”, kishte deklaruar drejtori Krasniqi… /TV Prizreni/

Më Shumë

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Lajmet e Fundit