Përleshen mes veti, arrestohen dy në Prizren – një në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Skorobishtë të Prizrenit, pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike në mes veti, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mos marrëveshje janë përleshur mes veti. Si pasojë që të dy kanë pësuar lëndime trupor dhe i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Kurse, arrestimi tjetër është bërë në fshatin Studenqan të Suharekës, pasi i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit