‘Supermani’ i LDK-së në Malishevë, mban pesë pozita

Në Malishevën e kapluar nga papunësia dhe varfëria ku gjetja e vendit të punës është sfidë jetësore ka edhe të atillë që kanë nga 5 funksione apo angazhime që në opinion njihen edhe si “superman”, fjalë kjo për të treguar etjen për nxënien e posteve pa mundësi reale për ti kryer detyrat e marra natyrisht vetëm nëse është Supermen dhe arrin të jetë në të njëjtën kohë në të gjitha punët.

I tillë në komunën e Malishevës po del të jetë edhe asamblisti nga LDK-ja, Januz Kastrati.

Kastrati ka gjithsejtë 5 funksione që i kryen në të njëjtën kohë:
1.Zëvendës Drejtor i Qendrës së Kompetencës,
2.Anëtar i Kuvendit Komunal,
3.Kryesues i Komitetit Komunal për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport,
4.Anëtar në Komisionin Komunal të Aksionarëve të Stacionit të Autobusëve,
5.Kryetar i Degës së LDK-së në Malishevë.

Aktualisht në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar edhe ligji për konfliktin e interesit i cili pritet të ndal praktikat e zyrtarëve që bartin shumë funksione pa mundësi reale ti kryejnë por të cilat i mbajnë për qëllime përfitimi material dhje politik. /Malishevapress/

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit