10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Projektligji për Festa Zyrtare nuk kalon në Kuvend

Edhe pse kur i erdhi radha Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare ai u tejkalua ngase mungonin deputetët e Listës Serbe, ky projektligj u kthye në rigjykim kur u kthyen në seancë deputetët e komuniteteve.

Por projektligji nuk kaloi në seancën parlamentare, pasi vetëm 50 deputetë votuan për, 20 e 20 e kundërshtuan ndërsa 2 abstenuan.

Për të kaluar ky ligj duhej të votohej nga shumica e deputetëve të Kuvendit dhe shumica e deputetëve të komuniteteve që kanë vende të garantuara në parlament.

Ky projektligj u diskutua të mërkurën në seancën parlamentare por që nuk doli në votim për shkak të mungesës së kuorumit.

Gjatë seancës së të mërkurës ministri i Administratës Publike dhe Pushteti Lokale Mahir Jagxhillar paralajmëroi heqjen e pushimit për Ditën e Evropës- 9 Majin dhe Ditën e Kushtetutës- 9 Prillin.

Jagxhillar po ashtu kërkoi që ditët e komunitetit egjiptian, kroat dhe malazias të hyjnë në kuadrin e ditëve memoriale.

Deputetët e opozitës gjatë diskutimit për Ligjin për Festat Zyrtare kërkuan që 28 Nëntori të jetë festë zyrtare, por ata patën edhe vërejtje në sektorin privat që sipas tyre nuk po respektojnë festat zyrtare për punëtorët e kësaj kategorie.

Ligji Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, precizon se cila nga ditët e punës konsiderohen si festa zyrtare për të cilat duhet pushuar.

Dita e Evropës, 9 Maji do të jetë në ditën e shtunë. Mirëpo sipas nenit 4 të këtij ligji, kur festat bien gjatë fundjavës, atëherë dita pasardhëse e punës është pushim.

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. I riu shqiptar, babai i një vajze...

Lajmet e Fundit