11.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Çka i shkruante dëshmori Bahri Fazliu komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit?

Kryetari i LKÇK-së, Bahri Fazliu, i kishte shkruar një letër komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.

I kërkonte që të takoheshin dhe të shqyrtonin mundësinë për bashkërendim të aktiviteteve për çlirim nga Serbia. Letrën e ka publikuar publicisti Shkëlzen Gashi në përvjetorin e shtatëmbëdhjetë të vrasjes së Fazliut, raporton Portalionline.

LETRA

LËVIZJA KOMBËTARE PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS- Shtabit Qendror të UÇK-së-Thirrje për bashkëbisedim Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, i interesuar për bashkëpunim me çdo organizëm luftarak, gjë të cilën e ka edhe detyrë programore, fton udhëheqjen e UÇK-së për një bashkëbisedim, me qëllim të realizimit të bashkëpunimit UÇK- LKÇK në trojet e pushtuara shqiptare. Forma e bashkëpunimit do të vendoset me marrëveshje të të dy palëve. Çdo zhagitje në këtë drejtim nuk do të shkojë në interes të popullit dhe të luftës, por vetëm në interes të armiqve. LKÇK-ja ka kohë që përpiqet për bashkëpunim me UÇK-në. Ta përmendim këtu përpjekjen e dhjetorit 96, e cila dështoi për shkaqe që për ne ende janë të pasqaruara plotësisht. Një kërkesë tjetër gojore për bashkëbisedim e bashkëpunim e kemi bërë nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, për të cilën ende nuk kemi marrë përgjigje nga ju. Shpresojmë se kjo përpjekje e re do të merret parasysh nga ana juaj. Për vendin dhe mënyrën e takimit vendosni ju si t`u duket e arsyeshme. Përshëndetje luftarake Këshilli i Përgjithshëm i LKÇK-së 1 shkurt 1998.

Më Shumë

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Lajmet e Fundit