13.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Kuvendi dembel, 7 ligje për 5 muaj

Kuvendi i Kosovës që nga konsolidimi në fillim të muajit dhjetor deri më tani ka mbajtur 22 seanca plenare e në të cilat ka miratuar vetëm 7 ligje, gjë që ka bërë që legjislatura e pestë e vendit të kritikohet për numër të paktë të seancave, megjithëse në fillim të këtij mandati ishte premtuar që Kuvendi do t’i mbajë nga dy seanca në javë, me qëllim që të kompensohen humbjet që i janë shkaktuar vendit në shumë procese si pasojë e krizës politike pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Partitë opozitare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile fajin ia kanë hedhur Qeverisë, pasi, sipas tyre, ekzekutivi i vendit si sponsorizuesi më i madh i ligjeve është shumë pasiv, gjë që kjo më pas, sipas tyre, ndikon edhe në punën e Kuvendit.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se legjislatura e pestë deri më tani ka miratuar vetëm 7 ligje në 22 seanca plenare.

“Deri më tani janë mbajtur 22 seanca plenare, ku janë miratuar 7 ligje, ndërsa 18 projektligje janë në procedurë të shqyrtimit”, ka bërë të ditur Krasniqi.
Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria e Kosovës po vuan nga paaftësia për shpërndarje proporcionale të punës dhe kështu, sipas tij, në periudha të caktuara ka pauza të gjata e në raste tjera seancat po mbingarkohen.

“Kemi pasur mospunë për muaj të tërë dhe mosmbajtje të seancave, mendoj që ky mandat e ka mesataren më të ulët të seancave për këtë periudhë. Është bërë normale të mbahen seanca çdo dy javë dhe jo çdo javë. Për një periudhë kemi dinamikë të ulët, ndërsa në raste të caktuara kemi ngarkesë të seancës ku ka deri në 31 pika në rendin e ditës, siç është rasti i sotëm, dhe kjo sigurisht ndikon negativisht edhe në kualitetin e ligjeve”, ka deklaruar Konjufca.

Më Shumë

Dështon tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit

Ka dështuar edhe tentativa e 12-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk kaloi as sot, pasi 56...

Pas kërkesës për rishqyrtim, Komuna zgjat afatin për konkursin e projektimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka zgjatur afatin e fundit për pranimin e tenderëve në procedurën e prokurimit lidhur me konkursin e projektimit për hartimin e...

Lajmet e Fundit