Bullgarët i sjellin Butrintit “spiunazhin” e prehistorisëMbrëmjen e 18 korrikut, skenës magjike dhe shkallareve të Butrintit antik iu kthye teatri. Pas dy vjetësh heshtje të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit, ka rinisur aty ku mbeti, në edicionin e 12-të. Disa dymbëdhjeta ka gërshetuar nata e parë e këtij festivali.
Drejtori artistik dhe themeluesi i këtij festivali teatror, Alfred Bualoti, i tha spektatorit se përgjegjësia dhe emocioni i këtij rifillimi është si 12 vjet më parë dhe se është një rinisje për të mos u ndalur më kurrë. Dhe, për koincidencë, fabula e shfaqjes që shme. Dramaciteti rritet, nga momenti që në shërbimi të qëllimit për shtimin e ushqimit, u përdor edhe spiunazhi. Kjo erdhi tek spektatori përmes zgjedhjes për ta kryer këtë shërbim vajza më e bukur e fisit të skorpionëve, që u rrit në sytë e spektatorit si protagoniste e shfaqjes së bullgarëve, shkruan GSH.
Regjisori i saj bëri edhe pak histori të kësaj drame. Ai tha se pjesa “Spiunazh në epokën e gurit” është shkruar rreth viteve ’80 në Bullgari dhe se u ndalua menjëherë më pas nga regjimi komunist. Shkaku qëndronte se ajo u kuptua si denoncim për izolimin dhe mungesën e komunikimit mes grupimeve të njerëzve. Veshja prehistorike në ngjyrën e dheut dhe mjete të tjera skenike, si tatuazhet, shkopinjtë mbi të cilët aktorët ecnin si mbi një palë këmbë të dyta e po kështu mjetet primitive të peshkimit dhe veshjet prej lëkure për aktorët-moderatorë të shfaqjes, të përzgjedhura nga regjisori bullgar, e bënë të dallueshme dhe të admirueshme “Spiunazh në epokën e gurit”. Për më tepër që ato ishin në harmoni me efektet ritmike dhe muzikën e prodhuar nga rrahja e shkopinjve dhe përdorimin e pjesës ujore të paraskenës apo përhumbjen e aktorëve deri përtej shpinës së spektatorit të radhës së fundit. Performanca bullgare ishte një ansambël i lojës së një grupi aktorësh potentë. Por ato që spikatën më tepër ishin dy ekstreme moshore: vajza-“spiune”, një aktore e re dhe me plastikë të mrekullueshme, dhe aktorja 82-vjeçare, Tatjana Llollova. Organizatorët e eventit të Butrintit, tek aktorja më e re dorëzuan emblemën e festivalit, ndërsa tek 82-vjeçarja çuan buqetën e luleve, që e ka kënaqur dhe bërë të ndihet e privilegjuar Tatjana Llollovën. Ajo tha pas shfaqjes, se disa herë e pyetën miqtë në Sofje me një lloj habie se ç’do të donte që do shkonte në Shqipëri. Do të shkoj, u përgjigjej ajo, se është tjetër tokë, tjetër klimë dhe se është një skenë për të cilën kishte dëgjuar që të çon mijëra vite më parë. Prapë miqtë e pyesnin, ndërkohë që dita e udhëtimit afronte dhe prapë ajo thotë se u kthente pak a shumë të njëjtën përgjigje. “Ditën që më panë me valixhe, pyesnin dhe përgjigjeshin po ata vetë, duke thënë: Aaaa, tani e dimë, do shkosh në Shqipëri, atje ku gjendet kurioziteti i fundit i turizmit në Europë”.
Aktorja e njohur bullgare Tatjana Llollova, u shpreh e mrekulluar nga vetë skena e Butrintit dhe magjia dhe akustika e papërsëritshme e saj. Në natën e dytë, mbrëmë, skena e Butrintit ishte për kompaninë teatrore “Tribuene” të Madridit, me dramën e njohur “Shtëpia e Bernarda Albës”, në versionin spanjoll.