29.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Në 15 vjetorin e vrasjes, përkujtohet komandant Drini

Në 15 vjetorin e vrasjes së Ekrem Rexhës-komandant Drinit, në shtëpinë e kulturës në Prizren, është mbajtur një akdemi solemne organizuar nga Komuna e Prizrenit dhe familja.Pjesë e këtij manifestimi përkujtimor përveç familjarëve, ishin edhe bashkëluftëtarë të Ekrem Rexhës, miq, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Para të pranishmëve, në emër të shoqatave të dala nga lufta në Prizren, ka folur sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, i cili tha se komandant Drini, ishte një strateg i madh luftarak, duke u dëshmuar në shumë beteja anëkënd Kosovës. Ndërkaq, Lulzim Kabashi, nënkryetar i komunës së Prizrenit tha se komandant Drini ishte një vizionar i luftës dhe paqes, dhe vrasja e tij nga dora tradhëtare ishte fitore për armikun e vendit. Ai me këtë rast apeloi që organet e drejtësisë të gjejnë urdhërdhënësit dhe autorët e vrasjes së Ekrem Rexhës.

Në emër të familjes ka folur bashkëshortja e Ekrem Rexhës, Hajrija, e cila tha se sot e kemi më të lehtë dhimbjen për më të dashurin tonë, sepse po përkujtohet para brezave të rinj veprimtaria atdhetare e komandant Drinit. Para akademisë solemne, janë bërë homazhe në varrin e komandant Drinit në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Ndryshe, Komandant Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike/Tv Prizreni/

Më Shumë

Festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së nisin në Prizren

Me një ceremoni festive, në Prizren kanë nisur festimet për Ditën e 249-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u zhvillua në...

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 35°C

Moti për sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C,...

Lajmet e Fundit