Mabkhout fiton çmimin ndërkombëtar të botës arabe për roman

Tuniziani Shukri Mabkhout, autori i “The Italian” është fituesi i tetë i çmimit ndërkombëtar të botës arabe për roman (International Prize for Arabic Fiction – IPAF).

“The Italian” rrëfen për një periudhë të caktuar të historisë së politikës tuniziane përmes historisë së Abdel Naser me nofkën “italiani”, bazuar në dukjen e tij të mirë.

Juria pohon se romani është “një vepër arti“ dhe një kontribut i rëndësishëm në letërsinë arabe.

Yasir Suleiman, kryetari i bordit të IPAF. e quajti autorin “mjeshtër të pasigurisë“. Ai gjithashtu tha se këtij libri nuk do t’i ndahen kurrë lexuesit që duan të ndjekin personazhet intriguese.

Si shpërblim, Mabkhout merr 50.000 dollarë dhe një përkthim të garantuar në anglisht.

Për 15 çmimet që u ndanë në garë ishin 180 romane.

Që nga 2008 fituesit e IPAF janë përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës. /as/

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit