Krasniqi: Partitë shqiptare në shërbim të politikave Millosheviqiane

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën dhe ish – kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoni.

Ai për Zeri.info ka thënë se qëndrimi i partive shqiptare në Maqedoni është i pakuptim dhe në shërbim të politikave Millosheviane të Gruevskit.

” Qëndrimi i partive shqiptare atje është i pakuptimtë dhe në shërbim të politikanëve Millosheviqiane të Gruevskit. Në situatë të tillë, bashkimi i shqiptarëve është i domosdoshëm. Por këtë bashkim nuk mund ta realizojnë liderët politik ekzistues” ka thënë Krasniqi duke shtuar se marrëveshja e Ohrit nuk po funksionin. Për Krasniqin, zgjidhje e kësaj situate do të ishte federalizmi.

Ndër të tjera Krasniqi ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria duhet ti ndihmojë shqiptarët e Maqedonisë materialisht.

“ Kosova dhe Shqipëria se çka mund të bëjnë u pa në deklaratë e zyrtarëve të qeverive. Shqipëria e Kosova së paku mund t’i ndihmojnë materialisht qytetarëve që u kanë shkatërruar shtëpitë. Këtë mund ta bëjnë” ka thënë Krasniqi për Zeri.info.

Rikujtojmë se ngjarjet e fundit në Maqedoni kanë sjellë një mori zhvillimesh, duke pasur edhe të vrarë e të plagosur në këtë zonë. Deri më tani është raportuar për 22 të vdekur./Zeri/

Më Shumë

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit