Hanllalla Shishko nga Prizreni ndalet në paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim Hanllalla Shishkos.

Ai dyshohet për kanosje dhe sul të personit të dëmtuar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm.

“Duke përdorur dhunën nga i dëmtuari S.I. nga Prizreni ka marrë sende të vlefshme- të holla prej 6.000 euro dhe një telefon mobil”, njofton Gjykata në Prizren.

“I dyshuari duke ditur se i dëmtuari jeton vetëm me bashkëshorten dhe kanë të ardhura financiare pa u vërejtur hynë në oborrin e shtëpisë dhe në momentin kur i dëmtuari del nga shtëpia e godasin me mjet të fortë të cilit i shkaktojnë lëndime trupore dhe të cilin e fusin në garazhin e shtëpisë dhe pas marrjes së të hollave largohen nga vendi i ngjarjes”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit