Lumezi takon të gjithë prokurorët e Kosovës

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur takimin e parë me kryeprokurorët e prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Apelit.

Kryeprokurori Lumezi, gjatë këtij takimi ka kërkuar nga udhëheqësit e prokurorive, që të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë mes të gjithë prokurorive të Republikës së Kosovës, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës së prokurorit të Shtetit, pasi që ky është qëllimi i gjithë sistemit prokurorial.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori prezantoi strategjinë për reduktimin e lëndëve në gjykata, për të cilën strategji kërkoi që ta implementojnë të gjitha prokuroritë.

Po në këtë takim u bë raportimi i shkurtër prej secilit kryeprokuror duke i përmbledhur, të arriturat, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen prokuroritë që ata drejtojnë.

Ai kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët që gjatë punës së tyre të bëhet identifikimi i rasteve më të ndjeshme dhe të vëzhgohen për së afërmi ecuria e tyre, për gjatë gjithë kohës sa është lënda në procedurë./Klan Kosova/

Më Shumë

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit