Malisheva i kërkon Mustafës e Veselit kthimin e shërbimeve me Prizren

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Aziz Thaçi, përmes një shkrese zyrtare, ju është drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes së cilës, njoftohen dy organet më të larta të vendit, për mbështetjen e KK të Malishevës, lidhur e kërkesën kryetarëve të fshatrave, për ndalimin e kalimit të shërbimeve në Regjionin e Gjakovës dhe kthimin e tyre në regjionin e Prizrenit.

“Ne edhe një herë kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeveria e Republikës së Kosovës, që ti merrni në shqyrtim dhe në miratim, kërkesat e tona legjitime”, thuhet mes tjerash në shkresën e kryesuesit të KK të Malishevës, Aziz Thaçi.

“Shikuar në prizmin historik, Komuna e Malishevës, ishte e lidhur me rajonin e Prizrenit, ne nuk kemi dhe nuk ndiejmë asgjë të keqe për rajonin e Gjakovës, por ne jemi të thirrur ti mbrojmë interesin e qytetarëve në aspektin ekonomik, emocional, gjë që është vlerë demokratike të cilën ne duhet ta mbrojmë”, thuhet mes tjerash në shkresë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Lajmet e Fundit