4 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Kosova dhe Shqipëria bashkë në Kanë

Sot fillon edicioni i 68-të i festivalit të Kanës. Ky është viti i parë që në Festivalin e Kanës, Kosova dhe Shqipëria ndajnë një stend në tregun më të madh të filmit në Kanë, ndërsa për Kosovën është viti i katërt që është pjesë e këtij tregu.

Drejtori i QKK-së të Shqipërisë, Ilir Butka rreth këtij bashkëpunimi u shpreh se ky prezantim i përbashkët nuk ka për qëllim vetëm promovimin e kinematografisë sonë por mund të konsiderohet si një oportunitet për të identifikuar studiot ndërkombëtare kinematografike që janë të interesuara për realizimin e ko-produksioneve me Shqipërinë dhe Kosovën.

Ndërsa drejtori i QKK-së të Kosovës, Arben Zharku tha janë shumë të kënaqur që po ndajnë edhe në Kanë hapësirën e përbashkët me Shqipërinë dhe bashkë me ata kanë mundësinë t’i prezantojmë veprat më të reja të kinematografisë.

Sipas një komunikatë, QKK në Kanë do të prezantohet me filmat më të ri të përfunduar.

“Do të promovohen filmat e metrazhit të gjatë, të shkurtër, dokumentar e animacion. Gjithashtu do të promovohen edhe filmat e studentëve të cilët QKK i ka mbështetur në bazë të marrëveshjes mes Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Fakultetit të Arteve. Gjatë kësaj kohe gjithashtu do të ketë takime me institucione të filmit, fonde të filmit dhe do të bëhen disa marrëveshje për të cilat do të ju njoftojmë”, thuhet në komunikatën e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Më Shumë

IKShPK: Mos harroni vaksinimin para udhëtimit jashtë vendit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bën thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit të mos harrojnë vaksinimin si masë parandaluese...

Nikqi rikthen buzëqeshjen, Liria fiton pas eliminimit nga Kupa

Pas zhgënjimit në Kupën e Kosovës, ku u eliminua në debutimin e trajnerit të ri Ismet Munishi, Liria e Prizrenit është rikthyer te fitorja në...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit