18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Rrëmbehen dy vajza me Golf 3

Dy vajza minorene rezultojnë prej tri ditësh të zhdukura, ndërkohë që dyshimet për ndonjë trafikim të mundshëm shtohen. E.D, 14 vjeç dhe K.Z, 15 vjeç, shoqe me njëra-tjetrën në shkollën “Pandeli Cale”, janë parë për herë të fundit në zonën pranë stadiumit të Korçës, ditën e martë.

Prej asaj dite, familjarët nuk dinë asgjë për fatin e dy adoleshenteve. Sipas familjarëve të vajzave, ato janë rrëmbyer dhe janë hipur në një automjet tip “Golf 3” ngjyrë blu, e më pas nuk janë parë më.

Edhe pse kanë kaluar tri ditë që pas denoncimit të bërë në polici për zhdukjen e vajzave, ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre. Sipas të afërmve, makina në të cilën dyshohet se kanë hipur dy minorenet është parë të qarkullojë disa herë në Korçë, në zonën e Radanecit. Ndërkohë dyshimet e tyre janë për një trafikim të mundshëm.

Sipas familjarëve të vajzave, mendohet se kontaktet e para të rrëmbyesve me vajzat janë vënë përmes rrjetit social “Facebook”, pasi deri më tani ata nuk kanë vërejtur kontakte telefonike apo vonesa të tjera të vajzave, pasi ktheheshin nga shkolla apo atletika, me të cilën ushtroheshin çdo ditë.

Policia nga ana e saj ka siguruar se po punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes dhe për zbulimin e vendndodhjes së dy të miturave.

Më Shumë

Haxhi Avdyli: “Guxo” kandidon vetë ose me LVV-në, rikthimi në LDK i pamundur

Haxhi Avdyli nga “Guxo” thotë se në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në Kosovë, kjo parti preferon një koalicion para ose edhe...

Bayern dëshiron ta mbajë Tuchel-in si trajner

Pas një kthese të befasishme, Bayern Munich thuhet se dëshiron të mbajë Thomas Tuchel-in si trajner. Në shkurt, Bayern njoftoi se do të ndahej me...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit