Jahjaga reagon ndaj letrës së Ivanovit

Letrës së presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dërguar liderëve botërorë, përmes së cilës fajëson Kosovën për mosreagim ndaj përleshjes së armatosur në Kumanovë, i është përgjigjur Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Këshilltari i Jahjagës, Arbër Vllahiu, ka thënë për Lajmi.net se presidentja e vendit, menjëherë pas ngjarjeve në Maqedoni, ka mbajtur komunikim të rregullt me bartësit e institucioneve relevante në vend dhe ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve, duke kërkuar nga palët të përmbahen nga dhuna.

Mirëpo, Vllahiu nuk ka dhënë detaje lidhur me ndonjë angazhimi të mundshëm të parës së vendit, si kundërpërgjigje ndaj letrës së Ivanovit.

“Presidentja Jahjaga ka bërë thirrje për hetim transparent dhe kredibil të ngjarjeve në Maqedoni dhe ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të vendit për ofrim të ndihmës në zbardhje të plotë të zhvillimeve në qytetin e Kumanovës.

Ripërsërisim edhe njëherë faktin se Republika e Kosovës mbetët e përkushtuar për një Maqedoni shumetnike, stabile, të përkushtuar për të drejta të barabarta të të gjitha komuniteteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, e orientuar fuqishëm në rrugën euroatlantike, që ndërton dhe respekton marrëdhëniet e mira fqinjësore si një parakusht i integrimeve”, ka thënë Vllahiu.

Më Shumë

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit