7.2 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Fillon dezinfektimi kundër rriqrave në Malishevë

Sot ka filluar edhe fushata e dezinfektimit selektiv, të zonave endemike në territorin e Komunës së Malishevës.

Kjo spërkatje po bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK.

Sipas drejtorit për mbrojtje dhe shpëtim në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina, “dezinfektimi ka filluar në fshatin Drenovc, për shkak se këtë vit, janë regjistruar numër më i madh i rasteve të thumbimeve nga rriqrat, ndërsa në disa faza, do të inskenohet i tërë territori i Komunës së Malishevës”.

Fillimin e kësaj fushate, e ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe përgjegjësit e tjerë komunalë.

Morina, tha se “spërkatjen është duke e kryer kompania “Truly Nolen”, ndërsa preparati që përdorët për spërkatje është “”Masterline Bifinthrin 7.9”. Në këtë fushatë të dezinfektimit janë të angazhuar rreth 50 punëtorë, të pajisur me pompa dore dhe makineri lëvizëse, si traktor, kamioneta dhe të tjera”.

Po ashtu, në të njëjtën kohë, është duke vazhduar edhe repelimi i kafshëve, ndërsa Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, është duke kryer të gjitha shërbimet për rastet e thumbimeve nga rriqrat, të cilat paraqiten në QKMF të Malishevës.

Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, numri i rasteve të thumbimeve deri më sot është 325 raste dhe fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me EHKK.

Më Shumë

Zip-line në Prizren, së shpejti atraksioni i ri turistik afër Kalasë së vjetër

Në afërsi të Kalasë së Prizrenit ka nisur ndërtimi i një zip-line, që mundëson “fluturimin me kabllo” te pjesa tjetër e luginës. Synimi është...

Bashkimi dorëzohet në sekondat e fundit, Peja barazon serinë gjysmëfinale në 1:1

Në një super ndeshje të zhvilluar dhe dramë deri në fund, Peja fitoi ndaj Bashkimit me shifrat 84:79 (26:11, 20:21, 22:23, 16:24), duke barazuar...

Lajmet e Fundit