Promovohet libri “Fan Noli- jeta dhe veprat” i autorit Yll Zajmi

Është promovuar ribotimi i librit të prof.dr. Yll Zajmit “Fan Noli- jeta dhe veprat”.

Redaktori i librit, Nazmi Rrahmani, tha se ky botim ka një rëndësi të veçantë.

“Sepse autori përmes një analize të argumentuar na rrëfen për karakteristikat e Fan Nolit në shumë fusha, të cilat kanë lënë gjurmë sidomos në krijimtarinë letrare dhe në rolin e letërsisë shqipe në përgjithësi”, tha Rrahmani.

Ndërkaq, profesor Hajdar Mallaku, tha se në këtë botim janë shtjelluar shumë tema komplekse për një figurë poliedrike sic ishte Fan Noli.

Autori i librit, Yll Zajmi, Fan Nolin e quajti ndër figurat më të rëndësishme historike dhe nacionale. /TVPZ/

Më Shumë

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit