2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Prokuroria sodit akuzat kriminale

Pasiviteti i Prokurorisë para këtyre denoncimeve publike nuk ka se si të shpjegohet ndryshe, vetëm si mungesë guximi për veprim dhe nënshtrim ndaj politikës që qeveris vendin, shkruan Kosova Sot.

Pavarësisht që në këtë legjislaturë të re të Kuvendit të Kosovës kanë filluar të shpeshtohen akuzat e deputetëve të ndryshëm për lidhjet e pushtetarëve me botën e krimit, veprimet praktike të hetimit të këtyre rasteve po mungojnë nga ana e Prokurorisë së shtetit. Deri më tani, ky fushëveprim i Prokurorisë po duket sikur të jetë bërë një mollë e ndaluar, qoftë nga mungesa e guximit për veprim, qoftë nga ndjenja e të qenit të kërcënuar dhe veprat e pushtetarëve të mëdhenj po i konsiderojnë tani të paprekshme.

Vetë kreu i AKK-së, Hasan Preteni, analistët politikë dhe njohësit e sundimit të ligjit konsiderojnë se po patëm një sistem të pavarur dhe profesional të funksionimit të Prokurorisë, edhe në këto raste nuk do të duhej heshtur, por do të duhej vepruar me urgjencë për të hetuar secilin rast të apostrofimit publik, qoftë në medie apo edhe në seanca plenare, ngase kur flet deputeti, flet vetë zëri i qytetarit të këtij shteti. /Kosova Sot/

Më Shumë

KBF Bashkimi shpallet skuadra më e mirë e vitit 2024 në konkurrencën e femrave

Në ceremoninë Laureatët 2024, KBF Bashkimi u shpall skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave për vitin 2024. Ky çmim nderon përkushtimin dhe...

Armend Thaqi zgjedhet “Ylli i Javës” në Superligë

Futbollisti Armend Thaqi, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori...

Lajmet e Fundit