Drejtësia kosovare amnistoi pushtetarët e korruptuar

Në pritje të themelimit të Gjykatës Speciale

Gjykata të trajtojë edhe krimet e rënda ekonomike

“Kosovës i duhet një Gjykatë Speciale për krime të rënda ekonomike dhe për vrasjet me motive politike, sepse drejtësia e Kosovës për 16 vjet me radhë ka dështuar që prapa grilave t’i dërgojë njerëzit e korruptuar, e sidomos ‘peshqit e mëdhenj’ të politikës, të cilët janë fajtorët për shkatërrimin e ekonomisë”, thotë analisti Faik Krasniqi

Gjykata Speciale, e cila pritet të themelohet shpejt, sipas ekspertëve do të ishte e pakuptimtë, nëse ajo do të fokusohej vetëm në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës. Në fakt gjithë ai investim dhe ajo bujë e madhe nuk do të kishte kuptim, nëse nuk inkorporohen të drejtat dhe kompetenca për të trajtuar të gjithë rastet e rënda të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke nisur nga 1999 e deri në fund të vitit 2014.

Për ta shpëtuar shtetin e kapur nga fenomene,t që po e ngufasin jetën e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik e mirëqenien e tyre, kjo Gjykatë duhet t’i hetojë edhe këto gjëra që e kanë dëmtuar rëndë Kosovën../kosova sot/

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit