Suedia fituese e Eurovisionit

Suedia është fituese e edicionit të 60 të garës më të madhe të muzikës në Evropë, Eurovisionit.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Elhaida Dani edhe pse ishte koutuar lartë para finales, nuk arriti më shumë se vendin e 16 –të me këngën “I’m alive”. Elhaida mori vetëm 34 pak pikë. Në vendin e dytë është renditur përfaqësuesja e Rusisë, Polina Gagarina me këngën “A Million Voices”.

Vendi i tretë i ka takuar grupit italian Il Volo me këngën “Grande Amore”. Ndonëse ishte vlerësuar lartë Elhaida Dani, ajo ka marrë më së paku pikë nga të gjithë ata që përfaqësuan Shqipërinë këto vite në Eurovision.

Porse ky rangim nuk përkon me performancën e Elhaida Danit dhe vlerat e këngës “I’m Alive”.

Edhe ky edicion i këtij festivali ishte i shoqëruar me mënyrën e njëjtë të votimit si në të kaluarën, kur shtetet fqinje votojnë njëri-tjetrin dhe vendet me interesa politike dhe kulturore shpërndanin vota për miqtë e tyre, gjë që e ulë dukshëm kredibilitetin e festivalit më të madh evropian të muzikës.

Pavarësisht renditjes në tabelën e votimeve, Elhaida Dani mund të krenohet për performancën dhe këngën e saj dhe të gjithë ne mund të krenohemi me të.

Më Shumë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit