10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Kundërshtarët e Mustafës nuk flasin për kandidaturat për kryetar partie

Kundërshtimet publike ndaj shefit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa lidhur me koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës nuk kanë ndikuar që disa nga deputetët më të zëshëm të kësaj partie, të dalin haptazi në përkrahje të ndonjërit prej kandidatëve që synojnë kreun e LDK-së.

Ata kanë hezituar që të përgjigjen se për cilin prej emrave, që synojnë ta drejtojnë këtë parti do ta përkrahin.

Isa Mustafa, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri, deri më tani janë ata që i kanë shpallur haptazi ambiciet për ta drejtuar LDK-në.

Deputeti i kësaj partie, Arben Gashi, i cili ka qenë njëri nga deputet që është dalluar me kundërshtimet e tij përballë shefit të partisë së tij, Isa Mustafa në një prononcim për Telegrafin ka thënë se preferencat e tij përballë emrave të cilët janë propozuar, do t’i bëjë publike aty ku duhet.

Ai ka theksuar se qëndrimet e tij do t’i “shpalosë në Kuvendin zgjedhor të partisë”.

Ndërsa, edhe deputeti tjetër i LDK-së, Anton Çuni, ka theksuar për Telegrafin se qëndrimet e tij do t’i thotë aty ku duhet, “në strukturat e partisë”.

Derisa, në insistimin tonë se cilin kandidat e preferon më tepër, ai ka thënë se “a bëhet kjo pyetje”.

Pyetjes se cilin kandidat do ta votojë për kryetar të LDK-së, nuk i ka dhënë përgjigje as deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku, e cila ka kërkuar që ta kursejmë nga kjo pyetje.

“Ju lutem. Është herët të flasim për këtë“, ka theksuar Maloku, e cila ka qenë njëri nga zërat më të fuqishëm të LDK-së, kur është votuar koalicioni LDK-PDK. /Telegrafi/

Më Shumë

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...

Një muaj paraburgim për shoferen e cila dyshohet për vdekjen e dy personave në Shirokë të Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren e ka aprovuar kërkesën për një muaj paraburgim ndaj shoferes e cila është e dyshuar për vdekjen e dy persona...

Lajmet e Fundit