Konjufcës i rrezikohet pozita e nënkryetarit të Kuvendit

GlaukKonjufcaAleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur edhe zyrtarisht procedurat për të marrë postin e nënkryetari të Kuvendit tash pasi me numër të deputetëve është partia e tretë në Parlament. Kjo situatë është krijuar pas largimit të deputetes Alma Lama, gjë që ka ndryshuar numrat e deputetëve për Vetëvendosjen dhe AAK-në.

Aktualisht partia e Ramush Haradinaj ka 12 deputetët, ndërsa lëvizja e Albin Kurtit 11 deputetë. Me Kushtetutë është e përcaktuar që Kryesia t’i ketë pesë nënkryetarë, tre prej të cilëve nga grupet më të mëdha parlamentare. “Tre nënkryetarët të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare, zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”, thuhet në pikën 3 të nenit 67 të Kushtetutës.

Dy nënkryetarë tjerë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Neni 67 i Kushtetutës, në pikën pesë të tij sqaron edhe mënyrën e largimit të kryetarit apo nënkryetarit të Kuvendit.

Më Shumë

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Lajmet e Fundit