Një rrugë me dy emra: ‘Tirana’ dhe ‘Ekrem Rexha-Drini’

Emërtimi i rrugës “Tirana” në Prizren është ndarë në dysh. Një pjesë e kësaj rruge do të mbajë emrin e deritashëm “Tirana”, ndërsa pjesa tjetër emrin e dëshmorit Ekrem Rexha-Drini.

Kuvendari i VV-së, Artan Abrashi ka kritikuar Komisionin e Emërtimeve për këtë mënyrë të emërtimeve të kësaj rruge.

“Familjarët kanë kërkuar që kjo rrugë ose të emërtohet në tërësi me emrin e “Drinit”, ose të hiqet krejt”, ka thënë Abrashi.

Anëtari i Komisionit, Alush Shala tha ndërkaq, se të gjitha emrat janë përfshirë në emërtimin e rrugëve.

“Jemi munduar t’i përfshimë të gjitha emrat. Ne e dimë se emrin e “Drinit” edhe sikur ta linim deri në Vërmicë është pak”, ka thënë Shala. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Lajmet e Fundit