5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Hoxhaj: Vendimi i GJND-së vulosi shtetësinë e Kosovës

Hoxhaj-Enver5-21Me rastin e tre vjetorit të opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, iu ka dërguar nga një letër falënderimi të gjitha shteteve të cilat e kanë mbështetur Kosovën, në këtë proces.

Në telegram, ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeveritë respektive, për përkrahjen që i kanë dhënë pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës në GJND, duke shprehur pozicionin e tyre në favor të pyetjes se “a është deklarata e pavarësisë së Kosovës në pajtim me të Drejtën Ndërkombëtare?”.

Hoxhaj thekson se vendimi afirmativ i GJND-së është një argument mbështetës shumë i rëndësishëm për të drejtën e Kosovës për shtetësi dhe sovranitet, i cili ka shërbyer si një përshpejtues i objektivit të Kosovës për kompletimin e njohjeve dhe anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare.

“Vendimi i GJND-së është një argument mbështetës shumë i rëndësishëm për të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe shtetësi, i cili është pasuar nga veprime të suksesshme të shtetndërtimit dhe konsolidimit që kanë luajtur një rol vendimtar në justifikimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Në shtator 2012 përfundoi suksesshëm pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës, e cila nënkupton gatishmërinë e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit ndërkombëtar, duke pranuar njohjen e plotë të pavarësisë dhe sovranitetit të saj, e po ashtu edhe duke u bërë pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale”, shprehet Hoxhaj, në letër.

Ministri i Jashtëm i Kosovës thekson se vendimi pozitiv i GJND-së, gjithashtu ka hapur rrugën për dialog me Serbinë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

“Më 19 prill 2013, është arritur marrëveshja e parë historike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga BE, duke nënvizuar parimet që çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore. Përmes kësaj marrëveshjeje Serbia “de fakto” ka pranuar ekzistencën politike të Kosovës, ka pranuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe po ashtu ka pranuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ”, shkruan ai.

Ministri Hoxhaj po ashtu vlerëson se ky zinxhir ngjarjesh së fundmi ka rezultuar me fillimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, e cila mundëson vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së, “si parakusht për t’i përmbushur kushtet e nevojshme që të mund ta bëj kërkesën për anëtarësim në BE më kredibile”.

“Vendimi i GJND-së dhe angazhimi pasues i zhvilluar nga Qeveria e Kosovës me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, ka siguruar argumente të mjaftueshme se Kosova është një rast unik, i pakrahasueshëm dhe i paprecedentë, që ka arritur të përmirësojë qeverisjen demokratike brenda vendit, të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal, dhe nuk ka shkaktuar ndërkombëtarisht ndonjë efekt negativ zinxhir”, thotë Hoxhaj, në telegramin dërguar shteteve mike, duke shprehur mirënjohjen më të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme në konsolidimin e shtetësisë, njohjes ndërkombëtare dhe anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e tre vjetorit të opinionit këshillëdhënës të GJND-së, sipas të cilit, pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, i ka ridërguar nga një letër edhe shteteve anëtare të OKB-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Në këtë letër, ministri Hoxhaj ka prezantuar argumentet e fuqishme dhe ka kërkuar që këto shtete të njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, ashtu siç kanë vepruar tashmë më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, thuhet në njoftim.

Më Shumë

MPB: Përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas 26 dhjetorit

Ministria e Punëve të Brendshme ua ka rikujtuar të gjithë qytetarëve se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor Në...

Basketbollistja e Vitit, Aulona Muhadri: Ky çmim është një reflektim i gjithë ekipit

Basketbollistja e talentuar e KBF Bashkimi, Aulona Muhadri, u nderua me çmimin 'Basketbollistja më e mirë për vitin 2024' në ceremoninë prestigjioze Laureatët 2024....

Lajmet e Fundit