5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Hoxha: Komuna e Prizrenit grabitë qytetarët me ligje të ish-Jugosllavisë

Ridvan Hoxha LDKKëshilltari i LDK-së, Ridvan Hoxha ka akuzuar Komunën e Prizrenit për një varg abuzimesh. Ai tha se keqqeverisja e Ramadan Mujës nuk ka të ndalur. “ Në kohën kur janë shpallë zgjedhjet dhe ku institucionet komunale janë në fund të mandatit të tyre qeverisës, keqqeverisja në komunën e Prizrenit nuk ka të ndalur. Kjo qeveri lokale me abuzimet e veta ,çdo ditë e më tepër e dëshmon se është e papërmirësueshme dhe në emër të pushtetit mbështetet në “ligjet” e ish -Jugosllavisë dhe në mënyrë institucionale grabitë qytetarët”, tha Hoxha.

Sipas tij, Administrata e Komunës së udhëhequr nga Ramadan Muja po i shfrytëzon të gjitha mjetet për të abuzuar me interesat jetike të qytetarëve. “ Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, duke u thirrur në emër të Ligjit mbi ndërtimin e objekteve investive sipas fletës zyrtare të Kosovës, nr. 5/1986”, i josh në mënyrë të paligjshme anëtarët e komisionit për pranimin teknik të objekteve, duke i detyruar qytetarët dhe subjektet tjera juridike,që në emër të pranimit teknik në xhirollogaritë private të anëtarëve të komisioneve të paguajnë një shumë të konsiderueshme të mjeteve “, tha Hoxha.

Sipas tij, qytetarët të cilët bëjnë legalizimin e objekteve të banimit, përpos taksave komunale, projektit arkitektural, paguajnë edhe nga 300 euro në xhirollogaritë bankare private të anëtarëve të këtyre komisioneve , të cilët anëtarë njëkohësisht janë në marrëdhënie pune në Drejtorinë Komunale të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor. “Dhe, më e keqja është së kjo pagesë bazën ligjore e gjen në ligjet e ish- Jugosllavisë të vitit 1986”, tha Hoxha.

“Tani më kur Kosova është shtet i pavarur, dhe kur Parlamenti i Republikës së Kosovës ka nxjerrë ligje të mjaftueshme bazuar ne praktikat dhe standardet evropiane, bile edhe për rastin konkret është aprovuar Ligji Nr. 03/L-048 i cili e ndalon kompensim shtesë sipas nenit 80: “nëse një punonjës, shërbyes civil ose zyrtar i një autoriteti publik ose organizatë buxhetore, sipas një akti të Qeverisë, kërkohet që të shërbejë në një komision, bord ose organ apo autoritet tjetër publik, ky punonjës, shërbyes civil ose zyrtar nuk ka të drejtë të pranojë, dhe nuk do të pranojë, kurrfarë kompensimi shtesë për këtë shërbim. Shërbimi konsiderohet pjesë e detyrave të obligueshme te postit te cilin e mbanë punonjësi, shërbyesi civil ose zyrtari i sipër cekur”.

Me qëllim të respektimit të ligjshmërisë, Hoxha ftoi publikisht për ndërhyrje ministritë përkatëse dhe organet e drejtësisë në nivel të shtetit që zyrtarët abuzues të japin përgjegjësi dhe me këtë të parandalohet grabitjen e më tejshme e qytetarëve.

“E them këtë, nga se, nga të gjitha identifikimet abuzive të cilat i kam bërë publike, kryetari në detyrë së bashku me vartësit e ti nuk kanë shpreh vullnet për tu ballafaqua me të vërtetën por përkundrazi kanë vazhdua të përdorin justifikimet e tyre të zakonshme tani më të njohura për qytetarin e Prizrenit. Me këtë, kjo qeveri lokale edhe një herë dëshmon se është e kapur keq nga krimi”, tha Hoxha./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Zafir Berisha garën për deputet e fillon nga vendlindja

Kandidati për deputet i koalicionit Nisma-AAK, Zafir Berisha, ka filluar betejën politike për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nga fshati i lindjes, Billushë. “Ky është...

Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor, kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati. Murati ka bërë të...

Lajmet e Fundit