Vendimi për Specialen, i domosdoshëm

Profesori i të Drejtës Penale dhe njëri nga hartuesit e Kodit Penal të Kosovës, Ismet Salihu, thotë se është domosdoshmëri dhe i pashmangshëm krijimi i Gjykatës Speciale.

Në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, ai thotë se kjo Gjykatë Speciale nuk do t’i trajtojë vetëm krimet e pretenduara të kryera gjatë periudhës së luftës, por që do të merret edhe me ato të pasluftës deri në fund të vitit 2000, por edhe me krimin ekonomik.

Sipas tij, rastet që do të ngrihen për krim ekonomik kanë të bëjmë me rastet e korrupsionit të nivelit të lartë me miliona euro.

Profesori Ismet Salihu që është edhe njëri nga hartuesit e Kodit Penal të Kosovës, shpjegon se kjo Gjykatë Speciale po krijohet për shkak të dështimit të drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare që nga koha e UNMIK-ut, Hagës e EULEX-it…/zeri/

Më Shumë

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Lajmet e Fundit