8.1 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Arbër Rexhaj kritikon ekzekutivin, s’u përgjigjet pyetjeve

Përfaqësues të Lëvizjes “Vetëvendosje”, partisë në opozitë në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, kanë kritikuar anëtarët e ekzekutivit duke thënë se ata nuk përfillin rregulloret, derisa po anashkalojnë asamblistët duke mos ua kthyer përgjigjet në pyetjet e parashtruara gjatë mbledhjeve të KK-së.

Megjithatë, drejtuesit e Asamblesë kanë hedhur poshtë si të paqëndrueshme deklarimet e këtilla.

Këshilltari komunal nga LVV, Arbër Rexhaj, në mbledhjen e fundit të këtij organi e ka vlerësuar si papërgjegjësi mosgatishmërinë e anëtarëve të ekzekutivit lokal për t’i kthyer me shkrim përgjigje anëtarëve të Kuvendit, ndonëse për këtë janë të obliguar.

“Ju e keni ekzekutivin dhe jeni të obliguar të na ktheni përgjigjet në pyetjet të cilat i parashtrojmë me qëllim që të sqarohen çështjet me rëndësi për qytetarët”, ka thënë ai në mbledhjen e fundit, në të cilin pos udhëheqësisë së KK-së prezantojnë edhe drejtorët.

Rexhaj ka thënë se përkundër që parashtron disa pyetje në pikën përkatëse të rendit të ditës në mbledhjet e organit më të lartë lokal, ai merr pak përgjigje.

Por, nga kjo neglizhencë ka përjashtuar dy drejtori, atë të Shërbimeve Publike dhe të Kulturës, Rinisë e Sportit../zeri/

Më Shumë

Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa ndëshkuese

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, kanë njoftuar se sot kanë mbajtur takim të...

Distria e artë në Paris

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Paris Grand Slam 2026. Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë...

Lajmet e Fundit