Jakup Krasniqi godet LDK-në: Mos prisni demokraci aty ku politika është biznes

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se s’mund të ketë demokraci në një proces zgjedhor ku politika shihet si biznes.
Këtë reagim Krasniqi e ka bërë pasi Isa Mustafa është rizgjedhur Kryetar i LDK-së.

Lexojeni të plotë reagimin:

A mund të ketë demokraci aty ku politika është biznes?

Të pritesh proces demokratik aty ku politika është biznesi kryesor, siç është në Kosovë, e sidomos ne një subjekt që për shumë vite nuk ka pasur demokraci veç cilësorit demokratik, nuk është edhe ndonjë mençuri. E sidomos jo në atë mes shoqëror ku secili njeri thotë të isha kryetar partie apo i klanit të kryetarit.

Është vështirë për demokracinë në mesin shoqëror, ku edhe pastruesi thotë të isha President a Kryeministër?!
As sot mos pritni ndonjë proces demokratik!

Më Shumë

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit