Rama: Opozita ka dalë me grep për të peshkuar budallenj

Edi Rama, gjatë prezantimit në Vlorë të këshilltarëve bashkiakë, theksoi se zgjedhjet lokale të 21 Qershorit “janë zgjedhje për atë që ndodh me familjen jashtë mureve të shtëpisë” dhe jo për të përmirësuar situatën e Partisë Demokratike.

“Janë zgjedhje për kopshtet, shkollat, biznesin e vogël, shërbimet, pastrimin, transportin dhe ujin e pijshëm. SHQUP-i flet për gjëra pa lidhje: thotë që do të ulë taksat në minimum. Bëjnë premtime për të peshkuar budallenj, pasi duhet të jesh budalla nëse mendon që nëse i jep votën atyre, fshihen të gjitha politikat e qeverisë”, shpjegoi Rama.

Kreu i Partisë Socialiste shtoi: “Ata duan ndërtime pa leje, duan vjedhje energjie, duan më shumë komuna që të copëtohet shërbimi urban dhe ujësjellësi”.

Në lidhje me Lungomaren e Vlorës, Rama tha: “Lungomarja do të jetë ashtu siç jemi zotuar, një vijë bregdetare e Vlorës që nuk do të ketë absolutisht asgjë për t’i pasur zili vijave bregdetare të qyteteve më të vizituara të Mesdheut”.

Në Vlorë, kryeministri Edi Rama vizitoi edhe një fabrikë të prodhimit të produkteve plastike nëpërmjet makinerive moderne.

/ Top Channel

Më Shumë

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Lajmet e Fundit