Aksident i rëndë në Studençan të Suharekës (Foto)

Para pak minutash afër shkollës në Studençan të Suharekës, përkatësisht tek Restorant “Loriki” ka ndodhur një aksident i rendë automobilistik, ku janë përplasur dy vetura, si pasojë e shpejtësisë së pakontrolluar të ngasësit nga Studençani.

Burime të TherandaPost në Studeçan bëjnë të ditur se përveç shkatërrimit të veturave, janë shkaktuar edhe dëme në njerëz.

Të dy ngasësit e automjeteve janë lënduar dhe janë shoqëruar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Por më i rrezikuar është ngasësi i veturës nga Samadrexha./TherandaPost/

Aksident-dy vetura

Më Shumë

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Lajmet e Fundit