7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Tetë grupe në “Rock për Rock”

Sonte në Teatrin Oda mbahet festivali i përvitshëm i muzikës rok dhe alternative në Prishtinë, “Rock për Rock”.

Para adhuruesve të rokut do të përformojnë grupet KRIEG, Frisson, Under, Mona Kthiza, Kjon, Dim7, Fart&Scream, Centralized dhe mysafiri i këtij edicioni, grupi Indigos.

Një nga organizatorët, Agim Berisha, tha për KosovaLive se “Rock për Rock” vazhdon të synojë promovimin e rok kulturës.

“Synimi ka qenë dhe është që përmes koncertit ‘Rock për Rock’ të promovojmë rok kulturën duke iu dhënë një mundësi grupeve të demonstrojnë atë që kanë punuar gjatë vitit”, ka thënë ai.

Sonte “Rock për Rock” shënon edicionin e 14-të, duke qenë një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kësaj natyre në kryeqytet.

Më Shumë

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

Lajmet e Fundit