MASHT: Parregullsitë e vogla në testin e maturës nuk e dëmtojnë procesin

Në bazë të raportimeve nga terreni, Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM) i Ministrisë së Arsimit, në konferencën e mbajtur për media, e ka vlerësuar të suksesshëm procesin e mbajtjes së pjesës së parë të Provimit të Maturës Shtetërore 2015.

Kryetari i KQShM-së, Azem Guri tha se i tërë procesi ka shkuar sipas planit dinamik, ndërsa ka pasur ndonjë parregullsi të vogël, e cila nuk e dëmton procesin.
“Komisioni ka përcjellë rastet e disa parregullsive të vogla, të cilat do t’i shqyrtojë dhe do të marrë vendime konkrete për secilin rast”, tha ai.

Guri tha se në pjesën e dytë të këtij afati, e cila do të mbahet më 20 qershor, do të mendohet për mundësi të reja të organizimit, me qëllim që të evitohen edhe parregullsitë e vogla që mund të dalin.

Provimit të Maturës (pjesa e parë), sot i janë nënshtruar rreth 33 mijë maturantë në gjithë Kosovën.

Më Shumë

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Lajmet e Fundit