Fatmir Limaj: Unë dhe Ramush Haradinaj në Hagë u gjykuam nga OKB-ja

Kryetari i Nismës për Kosovë Fatmir Limaj ka thënë se në Hagë bashkë me Ramush Haradinajn është gjykuar nga OKB-ja.

“Unë dhe Ramush Haradinaj në Hagë jemi gjykuar nga OKB-ja. Kanë pasur punë me individ dhe jo me shtetin e Kosovës”, ka thënë Limaj për RTV Besa në Prizren.

Ai ka kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij formimi i kësaj gjykate prekë drejtpërdrejt sovranitetin e Kosovës.

“Ne e kemi dëshmuar pafajësinë, jo me llafe”, ka thënë Limaj.

Ai tregon se opozita nuk është kundër hetimeve të individëve, por kundër tkurrjes së sovranitetit të vendit.

“Kosovës po i kërkohet me e tkurr sovranitetin e vetë. Askush nuk ka të drejtë me negociua sovranitetin e vendit”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit