Pse e bojkotoi Edi Ramën zyrtari i lartë amerikan?

Duket që ka një tension në rritje mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësisë diplomatike amerikane në vend në lidhje me çështjen e dekriminalizimit.

Ambasadori amerikan vazhdon të bëjë thirrje që shqiptarët të refuzojnë me votë kandidatët e inkriminuar.

Ndërkohë që qendrimi i SHBA për këtë çështje po bëhet gjithmonë e më i ashpër, nuk mund të mos bjerë në sy një vizitë e fundit e zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee.

Në qendër të vizitës së tij ka qenë lufta ndaj terrorizmit, por edhe dekriminalizimi.

Gazeta Sot shkruan se Yee nuk është takuar me Edi Ramën dhe ky është një sinjal ftohjeje.

Edi Rama po bën rezistencë për të hequr nga lista personat me histori kriminale, ndërkohë që PD i ka bërë disa lëvizje në këtë drejtim.

Më Shumë

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit