1.9 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Premtimi i (pa)mbajtur!

Valmir Agaj

Unë erdha. Pse nuk flet. S’më njeh?! Jam nipi ytë. Ai që në fëmijëri e mbaje në krah dhe i tregoje përralla . Ai që ia mësove ABC-në. Çka më rri me kokën lart? Mos të duket vetja i madh i paprekshëm ,e po mendon që kë bërë diçka të jashtëzakonshme!

Askush nuk mendon që t’i kë bërë diçka të jashtëzakonshme. Kontributi ytë i takon së kaluarës. Rrugën e trasuar më gjakun tënd e shkelën tradhtarët, e vodhën hajnat,e shkatërruan dhe e bënë gropa- gropa.

Pse je ngrirë në mermer me kokën lartë?!

Ti nuk lëvizë sikur Bjeshkët e Nemuna .Je stepur në këmbë, e po e ruan ketë Kullë që të qëndron prapa. Për kë dhe jetën? Për këtë popull që s’di të vlerësoj. Për këtë popull që ju harrojë ende pa ju tharë gjaku!.Lirinë që na e solla e gëzojnë vetëm ata që mbajnë kollare-politikanët.
Ata që gjatë luftës bënin thirrje më luftë, e vet qëndronin në hotele luksoze.Ata që ju quajnë bashkëluftëtarë të rraheve të para të luftës, vetëm në fushata zgjedhore.

11329690_883019425094321_976977478_n

Shokët e tuaj kanë ikur këmbëzbathur rrugëve të Evropës,për një copë bukë. Disa janë “shpërblyer” me nga 20 vite burg. Të tjerët kanë bërë vetëvrasje nga mjerimi. Ju më nuk keni shokë në atdheun për të cilin derdhët gjakun.

Tregom sa para i ke marrë kur je nisur nga Gjermania për të luftuar dhe vdekur për Kosovë. Pse heshtë?!Çfarë t’u deshtë parat për të vdekur?! Po thonë të gjithë dëshmorët paskan luftuar për para! Edhe Begu, Mirsadi,Xhafa paskan luftuar dhe qenkan vrarë për një grusht para.
Jam lodhur.

Me lërë të qetë. Mos më fajëso. Unë s’kam faj. S’kam qenë bashkëluftëtari i juaj, dajë.

Po shkoj,po iki,s’po dua të humbë kohë më shumë, s’kam interes të rri më

shumë me ty !!!
Mirupafshim deri në takimin e ardhshëm!

Më Shumë

FC Prizreni shpallet “Klubi i Dalluar i Vitit 2025”

FC Prizreni është vlerësuar me çmimin “Klubi i dalluar i vitit 2025” në ceremoninë “Laureatët 2025”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport...

Afro 100 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 91 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë në vend. Sipas stastistikave të raportit policor, 49 prej tyre janë shënuar...

Lajmet e Fundit