Në Malishevë po qëndron delegacioni nga Orhangazi i Turqisë

Në Malishevë, ka ardhur për një vizitë tri ditore, një delegacion nga Komuna e Orhangazit në Turqi, të cilët të do të qëndrojnë në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve.

Delegacioni turk i përbërë nga tetë persona, udhëhiqet nga kryetari Komunës së Orhangazit, Ne?et Ça?layan, ndërsa në përbërje të delegacionit janë edhe zyrtar të komunës, nga Asambleja Komunale dhe nga komuniteti i biznesit.

Delegacioni turk, po qëndron në Malishevë, me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me qëllim të pjesëmarrjes në shënimin e 16 vjetorit të çlirimit të Malishevës. Kjo vizitë, përveç pjesëmarrjes në këtë shënim, do të shfrytëzohet edhe për vazhdimin e kontakteve mes dy komunave të binjakëzuara, Malishevës dhe Orhangazit, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Delegacioni nga Orhangazi, sot është pritur nga kryetari Begaj, dhe do të jenë pjesë e të gjitha aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve, me rastin e shënimit të ditës më të madhe për Malishevës, 16 Qershorin, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve.

Më Shumë

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit