24.6 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

DokuFest, thirrje për punëtorinë e performancës

Përmes këtij projekti, ti do të zbulosh disa nga sekretet e dramës, realizimit të filmit dhe të natyrës. E tërë kjo paraqet një mundësi unike për zhvillim personal në Kosovë falë formatit interaktiv të projektit, kualitetit profesional dhe argëtimit që sjellë ky aktivitet.
“Nëse sot shkon në pyll…” kombinon emocionin e aktrimit me atë të mësimit të prekshëm dhe do të ndihmojë në krijimin e një performance origjinale në kuadër të Dokufest 2015.

Përmes këtij projekti, ti do të zbulosh disa nga sekretet e dramës, realizimit të filmit dhe të natyrës. E tërë kjo paraqet një mundësi unike për zhvillim personal në Kosovë falë formatit interaktiv të projektit, kualitetit profesional dhe argëtimit që sjellë ky aktivitet.
Mund të aplikosh nëse…

– Nëse je kosovar apo kosovare i/e moshës 16-19 vjeçare. Nuk duhesh të jesh nga Prizreni – në fakt, edhe bashkëatdhetarët nga diaspora mund të aplikojnë.
– Je i/e lirë dhe përkushtuar që ekskluzivisht të marrësh pjesë në këtë program që mbahet në Prizren prej 6-16 gusht 2015.
– Flet gjuhën angleze së paku në nivel mbi një mesatare. Kjo është me rëndësi pasi që punëtoritë dhe performancat do të mbahen në gjuhën angleze.
– Keni pasion për performim dhe/apo realizim filmash.

– … dhe je i/e vullnetshëm për të mësuar, inspirohesh nga gjërat e reja dhe je i/e gatshëm të punosh përgjatë gjithë programit.
Përvoja paraprake në aktrim apo realizim filmash NUK kërkohet – programi synon të jetë edukativ dhe trajnues.

Çka do të ndodhë gjatë programit?
Ti do të…
– Mësosh për dramë dhe aktrim nga regjisorë profesionistë të teatrit britanik – si ta përdorësh zërin, trupin etj.
– Zbulosh se çka përbën një skenar apo skenë të mirë, dhe do të punosh në organizimin e performancës finale.
– Xhirosh një dokumentar të këtij projekti, që mundëson krijimin e përvojave dhe mësimeve të reja gjatë realizimit të filmit.
– Shqyrtosh temën e filmit me ndihmën e eskpertëve dhe vizitave në terren.
– Bësh prova për performancën që do të mbahet në javën e dytë të Dokufestit.
– Performosh para vizitorëve në Dokufest në një lokacion të adaptuar ekskluzivisht për këtë performancë.
– Kalosh një kohë magjepsëse, mësosh gjëra të reja, formosh shoqëri të reja dhe do të ndahesh nga kjo përvojë duke qenë person më i plotësuar sesa para 10 dite kurfillove programin.

A të pëlqen ideja?
– Për të aplikuar, mbushe formularin online dhe dorëzoje një video 3-4 minutëshe (në gjuhën angleze) duke përfshire elementet e mëposhtme:
– Një përshkrim të përvojës tënde në performim, arsyen se pse dëshiron të jësh pjesë e këtij projekti dhe pse ti duhet të jesh njëri/njëra nga të përzgjedhurit.
– Dhe një audicion aktrimi 1 minutësh ku ti jep një tregim (real apo fiktiv) të një takimi që ke pasur me një shtazë dhe si ka ndikuar kjo përvojë tek ti.
Afati i fundit për aplikim është 27 qershor 2015.
Çmimi për pjesëmarrës ështe €99, që do të kontribuojë rejt akomodimit dhe një shujte ditore. Pjesëmarrësit duhet të bëjnë aranzhimet e veta për transport në Prizren. Të gjithë aplikantët mund të aplikojnë për bursë, e cila do të dhurohet në bazë të kushteve materiale të aplikantit/aplikantes. / KultPlus.com

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një person që dyshohet për degradim të mjedisit

Arrestohet një person pasi dyshohet për “Ndotje, degradim apo shkatërrim të mjedisit” në Prizren. Operatorit privat i janë sekuestruar një kamion dhe një eskavator. “NDOTJE, DEGRADIM...

Historia e këngës së famshme “Light my fire” të The Doors, pse Jim Morrison e urrente Robby Kriegerin

Historia e këngës “Light my fire” E shtunë, 5 gusht 1967. Kënga më e bukur e verës “Light my fire”, nis javën e dytë si...

Lajmet e Fundit