Katër thyerjet mes Edi Ramës dhe amerikanëve

Ai ishte planifikuar të ishte ylli i ri i politikës shqiptare, që më në fund do vizitonte Shtëpinë e Bardhë dhe do kishte shansin që të takonte presidentin amerikan, njeriun më të fuqishëm në planet.

Megjithatë shumë shpejt gjërat mes Edi Ramës dhe amerikanëve nuk shkuan në drejtimin e duhur.

Fillimisht nisi me armët kimike. Një kërkesë e amerikanëve për demontimin e armëve siriane në Shqipëri, u refuzua nga kryeministri Edi Rama pas presionit të fortë publik.

Gazeta Sot liston edhe tre thyerje të tjera.

Thyerja e dytë erdhi për Byronë Kombëtare të Hetimit. Amerikanët kërkuan që kjo strukturë të mos jetë në varësi të qeverisë, edhe pse janë të gatshëm për të ofruar asistencë.

Thyerja e tretë erdhi pas deklaratave nacionaliste të Edi Ramës për bashkimin me Kosovën.

Ndërkohë thyerja e fundit dhe ndoshta më e rënda, mbetet ajo për dekriminalizimin. Një zyrtar i lartë amerikan nuk u takua me Ramën, ndërkohë që mazhoranca vazhdon të këmbëngulë se nuk ka asnjë të inkriminuar në radhët e kandidatëve të saj, çka shkon në kundërshtim me thirrjet e amerikanëve përpara këtyre zgjedhjeve.

Më Shumë

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Lajmet e Fundit